Shkarkohet bordi i ujësjellësit “Gjakova”

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike ku është miratuar vendimi për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh. A.

Përveç vendimit për shkarkim, qeveria ka emëruar Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve në këtë përbërje:
1. Robert Lekaj, kryesues dhe drejtor;
2. Luan Matoshi, drejtor;
3. Miranda Zherka, drejtore; dhe
4. Urim Gashi, drejtor.

 

Brenda kësaj mbledhje, kabineti qeveritar gjithashtu ka miratuar vendimin me të cilin është emëruar Shpend Gjugja, drejtor në Bordin e Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër Lepenc” Sh. A.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!