Foto: Kallxo.com

Shkarkohen dy anëtarë të bordit të Ndërmarrjes Publike Banesore

Janë shkarkuar sot dy anëtarë të Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB).

Sipas një njoftimi për media, anëtarët e shkarkuar janë Bekim Pireva dhe Arbnora Jashanica, të cilët janë shkarkuar nga Komisioni Komunal i Aksionarëve të NPB-së.

“Ky komision pasi që ka analizuar dhe shqyrtuar punën e Bordit të Drejtorëve, duke u bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike, ka shkarkuar dy anëtarët e Bordit, z. Bekim Pireva dhe znj. Arbnora Jashanica, pasi që kanë vlerësuar se të njëjtit kanë shkelur detyrat e tyre fiduciare duke dëmtuar interesat e Ndërmarrjes Publike Banesore”, thuhet në njoftimin e NPB-së.