Prindërit e futbollistit Ilija Iviq. Foto: Zëri i Amerikës

Shkarkimi për të cilin zyrtarët nuk duan apo nuk kanë kohë të flasin

Raporti i Zërit të Amerikës për futbollistin Ilija Iviq dhe nënës së ti, Tanja, e cila u pushua nga puna një ditë pasi doli njoftimi se djali i saj Ilija ishte ftuar të luante për Kombëtaren e Kosovës, ka ngjallur reagime të shumta në publik. Sidoqoftë, ende nuk është plotësisht e qartë pse Tanja Iviq u shkarkua dhe nga kush.

Tanja Iviç, e cila u pushua nga puna në Qendrën Kulturore dhe Edukative në Graçanicë, me shpjegimin se ajo është tepricë teknike, tregoi në një intervistë të fundit për Zërin e Amerikës se në mënyrë jozyrtare i është thënë se “ajo humbi punën për shkak se djali i saj Ilija mori një ofertë që të luajë futboll për ekipin Kombëtar të Kosovës”.

Zëri i Amerikës në përpjekje t’i konfirmojë këto pretendime u mundua të bisedonte me drejtoreshën e Qendrës Kulturore dhe Edukative, Radica Inic, e cila nënshkroi vendimin për pushim.

Sidoqoftë, askush nuk ishte në selinë e qendrës- një kyç në derë në mes të orarit të punës. Gjatë bisedës përmes telefonit, drejtoresha Iniq tha se ishte në një takim dhe se punëtorët e tjerë nuk janë aty.

Ajo nuk ka dashur të flasë për Zërin e Amerikës sa i përket vendimit të shkarkimit të Tanja Iviç, duke thënë se ne duhet t’i shkruajmë kuvendit të qytetit të Prishtinës, i cili është themeluesi i Qendrës së Edukimit Kulturor, që operon në Kosovë me sistemin e Republikës së Serbisë.

Zëri i Amerikës dëgjoi direktivat e drejtoreshës- ne iu drejtuam organit të përkohshëm së Asamblesë së Qytetit të Prishtinës me shkrim, duke kërkuar një intervistë me presidentin Lubinko Karaxhiq. Dy ditë kanë kaluar dhe ende nuk kemi përgjigje, edhe pas tentimeve për të biseduar gojarisht- Karaxhiq thotë se nuk ka kohë.

Lubinko Karaxhiq, i cili nuk ka kohë të japë shpjegim më të detajuar se pse Tanja Iviq u shkarkua, në të njëjtën kohë është deputet i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.

Se a ka të bëjë diçka edhe Lubinko Karaxhiq me largimin nga puna të nënës së futbollistit gjashtëmbëdhjetë vjeçar, ende nuk dihet.

Gjithsesi, ajo që dihet është se -ndryshe nga Tanja Iviq e cila humbi punën dhe pagën- Karaxhiq merr aktualisht dy paga. Një nga buxheti i Serbisë, tjetrën nga buxheti i Kosovës. Përndryshe, që nga dhjetori i vitit të kaluar ai ka qenë anëtar i këshillit të Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës, me qendër në veri të Mitrovicës.

Gjersa Lubinko Karaxhiq përdor përfitimet e të dy sistemeve- Serbisë dhe Kosovës, përkatësisht dy kushtetutave- Kushtetutës së Serbisë dhe Kushtetutës së Kosovës, avokati Zhivorad Lazhiq beson se Karaxhiq në këtë mënyrë shkel normat morale dhe shumë prej normave juridike.

Sipas tij, Tanja Iviq me siguri nuk u pushua nga puna pa pëlqimin e Karaxhiq. Lazhiq thotë se ai po shkel edhe betimin që dha në Kuvendin e Kosovës.

“Që në momentin që zoti Karaxhiq ra dakord të ishte pjesë e institucioneve të Kosovës ai automatikisht nuk duhet të ketë asnjë lidhje me institucionet e Serbisë, duke pasur parasysh betimin parlamentare që ai bëri dhe nënshkroi në Kuvendin e Kosovës, në sensin që ai do të mbrojë të drejtat njerëzore dhe lirinë e qytetarëve. Mendoj se në këtë rast do të duhet të mbronte të drejtat njerëzore dhe lirinë e nënës së këtij djali, zonjës e cila u pushua nga puna dhe djalit që luan futboll, sepse kjo është në përshkrimin e punës së tij dhe në përputhje me betimin e dhënë nga z. Karaxhiq”, tha Lazhiq për Zërin e Amerikës.

Lubinko Karaxhiq nuk është i vetmi politikan serb në Kosovë që mban disa funksione publike.

Kolegu i tij deputet, Slavko Simiq, anëtar i kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për shembull, në të njëjtën kohë është edhe kryetar i qarkut të Mitrovicës, i cili funksionon në bazë të sistemit të Serbisë.

Funksione dhe paga të dyfishta marrin edhe një numër i madh i zyrtarëve të Listës Serbe. Përveç funksioneve dhe pagave të dyfishta, ata kanë edhe parti të dyfishtë pasi që përveç Listës Serbe, ata janë anëtarë edhe të Partisë Progresiste Serbe të Aleksandar Vuçiqit.

Marrë nga Zëri i Amerikës, seksioni në gjuhën serbe. Autor: Budimir Niçiq