Shkarkimi i radhës, drejtori i Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Rrahim Rama i është ndërprerë marrëdhënia e punës.

Sipas Haxhiut, ky vendim është marrë nga komisioni disiplinor, pas joprofesionalizmit dhe keq menaxhimit të treguar nga drejtori Rrahim Ramaj.

“Sot, u njoftuam se mbi bazën e të gjeturave tona, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqiptuar masën disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënies së punës” për drejtorin e kësaj Agjencie, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore. Po ashtu i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme”, ka shkruar Haxhiu në facebook.

Më 7 prill të këtij viti ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka njoftuar  ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

Ndërsa më 17 prill Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të themeloj një komision hetimor lidhur me rastin e Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Rrahim Rama.

Ministria inicion procedurë disiplinore ndaj drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar