Shkarkime në Telekom, menaxherë të lartë largohen nga pozita

Së paku pesë persona në divizionin e shitjes në Telekomin e Kosovës janë shkarkuar me vendim të Kryeshefit të kësaj ndërmarrje.

Bedri Istrefi e ka konfirmuar për KALLXO.com se ka shkarkuar dy Zëvendësdrejtorë të Departamentin e Shitjes, Blerim Zogaj dhe Driton Halili.

Ai tha se e ka shkarkuar edhe menaxherin e regjionit të Prishtinës, Përparim Përveticën.

Nga Telekomi janë larguar edhe dy menaxherë të lartë në zyrën e Kryeshefit, Arben Shabani dhe Arsim Bilalli.

“Nuk i kanë përmbushur objektivat”, tha Istrefi.

Ai paralajmëroi se do të ketë edhe shkarkime të reja nga kjo ndërmarrje.

Dje KALLXO.com raportoi se Telekomi i Kosovës i ka ndërprerë mbi 80 kontrata mbi vepër.

Telekomi i Kosovës ndërpret mbi 80 kontrata mbi vepër