Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Shkaku i COVID-19, mbyllen shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër e Pronë në Gjilan

Shërbimet në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në komunën e Gjilanit janë mbyllur sot si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19 me vendim të kryetarit Lutfi Haziri.

“Vendimin e kam marrë për të preventuar përhapjen e COVID-19, derisa shërbimet do të rihapen sapo të krijohen kushtet. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve”, ka njoftuar Haziri njëherazi edhe udhëheqës i Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, përmes një postimi në Facebook.

Tutje, kreu i Gjilanit gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, ka konfirmuar se po punohet me kapacitete të limituara në administratën komunale, pasi një pjesë e zyrtarëve janë liruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.