Ditën e komedisë shqiptare. Foto: Facebook/ Abdulla Krashnica

Shkaku i coronavirusit anulohet prezantimi i shfaqjes gjakovare në Preshevë

Infektimi i dy aktorëve me coronavirus ka pamundësuar prezantimin e shfaqjes “Alo, alo” të teatrit “Hadi Shehu” në edicionin e 16-të të festivalit “Ditët e komedisë shqiptare- Presheva 2020”. 

Shfaqja nga Gjakova është dashur të shfaqej sonte, në natën finale të ndarjes së çmimeve të festivalit. 

Lajmi për anulimin e shfaqjes “Alo, alo” është bërë i ditur nga organizatorët e festivalit përmes një postimi në Facebook. 

“Në natën finale të festivalit ‘Ditët e Komedisë Shqiptare’ Presheva 2020, duhet të ishte edhe komedia ‘Alo, al’” nga Teatri ‘Hadi Shehu’ Gjakovë. Por, për shkak të pandemisë Covid-19 dhe gjendjes jo të mirë shëndetësore të dy aktorëve shfaqja anulohet”, thuhej në njoftimin e menaxhmentit të Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Facebook.  

Festivali “Ditët e komedisë shqiptare- Presheva 2020” ka nisur më 4 nëntor, ndërsa u mbyll sot me ndarjen e çmimeve.