Foto: AFP

Shkaku i borës mbyllen shkollat në Teheran

Qarkullimi i automjeteve është vështirësuar, trafiku ajror është çrregulluar dhe shkollat janë mbyllur në kryeqytetin iranian, Teheran.

E gjithë kjo për shkak të reshjeve të mëdha të borës.

Sipas korrespondentëve të AFP-së, reshjet e borës kanë nisur herët në mëngjes, duke shkaktuar telashe në rrugët kryesore të qytetit.

“Në disa rrugë në veri të Teheranit ka pasur edhe akull dhe kanë ndodhur edhe aksidente, por reagimi i ekipeve përgjegjëse ka qenë i shpejtë”, ka thënë shefi i policisë së trafikut të Teheranit Mohammadreza Mehmandar për televizionin shtetëror.

Shkollat e të gjitha lagjeve të qytetit dhe në disa pjesë të provincës janë mbyllur për shkak të borës së madhe.

Fëmijët kanë shfrytëzuar rastin për t’ua mësyrë parqeve të Teheranit për të luajtur dhe për të bërë dordolecë.

Bora ka shkaktuar vonesa edhe në fluturimet e aeroplanëve, si për ata që kishin destinacion Teheranin ashtu edhe për ata që niseshin nga kryeqyteti iranian, raporton AFP.