FOTO: KALLXO.com Sheshi, " Adem Jashari" Vushtrri Largimi i kabllove Nëntor 2020

Shkakton dhunë në familje, i ikën Policisë

Një i dyshuar për dhunë në familje, është arratisur dje pas mesnate në Vushtrri. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Policia ka njoftuar se vajzës i janë shkaktuar lëndime të dukshme trupore dhe se të dy viktimave u është dhënë ndihmë mjekësore.

Sipas Policisë, i dyshuari nuk është gjendur ende. 

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.