
Ilustrim - Foto: KALLXO.com
Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, arrestohen katër persona në Prishtinë
02.1.2025 - 08:49
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Prishtinë nën dyshimet se kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
“Pas raportimit për disa të shtënave ma armë zjarri, janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit të tyre dhe një shtëpie janë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri, 12 kutie të zbrazura të fishekëve, 98 copë fishekë dhe disa gëzhoja”, thuhet në raportin policor të publikuar më 02.01.2025.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë liruar ndërsa dy të tjerët janë dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 31.12.2024.