Serat e dëmtuara nga shiu në Mamushë

Shiu dëmton fermerët në Mamushë

Shiu i rrëmbyeshëm që ka rënë mbrëmë në disa lokacione në Kosovë, ka shkaktuar dëme  të konsiderushme.

Dëme të theksuara kanë pësuar edhe fermerët në Komunën e Mamushës.

Shiu dhe erërat e forta shkatërruan serat.

Kryetari i Komunës, Abdulhadi Krasniç ka dalur në vend të ngjarjes  për të parë dëmet  dhe për të vizituar fermerët.