
Shitja e dyshimtë - LIVE
Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi për shitjen e dyshimtë të një prone dhe shtëpie në Prishtinë.
Në emision publikohen audio dhe video-incizimet që dëshmojnë se si u bë kontrata.
Si u bë marrëveshja fillestare e shitjes së shtëpisë dhe pronës?
Pse kjo marrëveshje ndryshoi në zyrat e noteres?
Rrëfimet se si çmimi fillestar u rrit për 20 mijë euro në kontratën e noteres.
Si e arsyeton noteria rritjen e çmimit?
Në pjesën e dytë të emisionit shfaqen pamjet nga aksioni Inspektoratit të Punës në ndaljen e punimeve në ndërtesat shumëkatëshe në qytetin e Skenderajt.
A kanë kontrata të punës punëtorët e ndërtimtarisë?
Cilat rregulla nuk i respektojnë punëdhënësit karshi punëtorëve në punishtet e tyre?
Nga mosrespektimi i këtyre rregullave a u rrezikuan vetëm punëtorët apo edhe qytetarët?