Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Shiti makinën e marrë me qira, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, me akuzën për shpërdorim të pasurisë së huaj.

I arrestuari dyshohet se në bashkëpunim me një të person tjetër kanë shitur veturën që e kishin marrë me qira.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, i cili është në arrati kanë shitur veturën e viktimës mashkull kosovar të cilën e kishin marr me qira”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit, sipas policisë,  me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.