Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shitësja e frutave u kualifikua dhe u emërua në bord të ndërmarrjes publike

Elbert Krasniqi, anëtar i Komisionit për Ekonomi, Punësim dhe Tregti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në KALLXOPërnime ka dhënë detaje se si një shitëse e frutave në një market është kualifikuar dhe emëruar si anëtare e bordit të KOST.

“Ajo ishte me profesion ekonomiste, por puna e saj kryesore ka qenë në një market dhe kur e kemi pyetur se çka është pika jote e fortë ka thënë se është përgjegjëse për fruta dhe perime dhe prej fruta dhe perime e kemi dërguar tek energjia ku është sektor strategjik”, ka treguar Krasniqi.

Ai tutje ka dhënë edhe një shembull tjetër, kur sipas tij kandidatët profesionistë janë eleminuar nga konkursi.

“Në KOST kemi pasur dy kandidat prej komuniteteve jo shumicë, një serb edhe një jo serb, kanë aplikuar disa kandidatë, njëri prej tyre ka qenë shumë i mirë profesionalisht ka rastisur që të jetë egjiptas, janë frikësuar se ka lidhje me mua dhe e kanë eleminuar, dhe kanë kaluar të tjerë që kanë qenë shumë larg vlerësimit”, ka thënë Krasniqi.

Debatin e plotë rreth punësimeve për vota mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: