‘Shiriti i kryetarit’, projektet që reklamoi Bashkim Ramosaj në Facebook

Kryetarët e komunave në vazhdimësi publikojnë materiale në rrjete sociale të projekteve.

Në fund të vitit 2021, Ramosaj kishte promovuar punimet që po bëheshin në kanalizimin e fshatit Drenoc. Por, tre vjet pas, punimet nuk janë kryer plotësisht dhe gropat janë krijuar në rrugë.

Për këtë janë ankuar edhe banorët e fshatit Drenoc.

“Kjo është e dytë herw që punohet në kanalizim sepse ky ka qenë i ndërtuar para 5-6 viteve me te meta shumë të mëdha. Po ka mbetur më keq se që ka qenë. Ka ra një kingj në shakt, por ka mujtë me qenë edhe më keq” – ka thënë Halil Dukaj banor i fshatit.

Një projekt tjetër i promovuar në Facebook nga kryetari i Deçanit ishte shëtitorja në hyrje të Grymës së Deçanit.

Projekti i reklamuar në Facebook kishte edhe shtigje të biçikletave por në terren ato nuk janë parë.

Ramosaj po ashtu promovoi rrugë të asfaltuara nëpër fshatrat e Deçanit. Por, hulumtimi i KALLXO.com evidentoi që rrugët nuk kishin shënjëzime, sinjalistikë e shenja të komunikacionit.

“Shyqyr rrugët janë bë, sinjalistika edhe vendoset, nuk shkon shumë gjatë” – ka thënë Ramosaj.

Ai ka folur edhe për kanalizimin në fshatin Drenoc.

“Kanalizimin e kemi pas problem edhe më herët në prokurim derisa u lidhë kontrata, ka fillu këtë vit dhe tash kemi një telashe për vendosjen e një trafo të rrymës” – ka thënë ai.