Shirita të kuq në drunj e shtylla në Prishtinë, komuna nuk ka dijeni kush i ka vendosur

Shirita të kuq janë lidhur nëpër drunj e shtylla të ndriçimit publik në rrugën “Agim Ramadani’ më saktësisht nga ndërtesa e Kuvendit deri tek Ministria e Arsimit.

Medina Braha, drejtoreshë për shërbime publike në Komunë tha për KALLXO.com se kjo nuk është iniciativë e komunës dhe nuk ka njohuri nëse është kërkuar leje për diçka të tillë.

“Nuk kam njohuri, tani prej mediave e mora këtë informacion. Për aq sa kam njohuri, kjo nuk është iniciativë e komunës dhe nuk e di nëse është kërkuar leje nga ne për vendosje të këtyre shiritave,” ka thënë Braha.