Shirita të kuq edhe në Prizren, drejtori komunal nga LVV uron 'muajin e dashurisë'

Shirita të kuq janë lidhur nëpër drunj e shtylla të ndriçimit publik nëpër qytete të Kosovës.

Përveç në kryeqytet, shiritat janë vendos edhe në qendrën e qytetit në Prizren. Megjithatë, ndryshe nga Komuna e Prishtinës që kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për arsyen e vendosjes së shiritave, Komuna e Prizrenit e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duket se është në dijeni për këtë.

Edon Muçaj, Drejtor i Inspektoratit në Prizren e ka shpërndarë fotografinë me shiritat në Prizren duke e uruar ‘muajin e dashurisë’’.

 

Shirita të kuq në drunj e shtylla në Prishtinë, komuna nuk ka dijeni kush i ka vendosur