Ilustrim

Shijak, të shtëna me armë zjarri në drejtim të djalit të një zyrtari policor

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar ditën e sotme në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Sipas policisë është qëlluar në drejtim të shtetasit O.P., që është djali i një zyrtari policor, raporton Top Channel.

Tutje thuhet se ai i ka shpëtuar plumbave, ndërsa autori ka qëlluar nga një automjet që ishte në lëvizje e sipër.

Policia ka dalur në vendngjarje për të zbardhur rastin, ndërsa janë ngritur dhe postoblloqe për kapjen e autorëve.