Shifrat e vrasjeve në Prizren sfidojnë Pejën e dikurshme

E njohur dikurë si zonë e qetë dhe pa shumë aktivitet kriminal Rajoni i Prizrenit ka nisur të jetë kryelajm për vrasje e incidente të rënda kriminale.

Vrasjet që dikur ishin përditëshmëri për rajonin e Pejës tashmë kanë nisur të trazojnë Prizrenin. Vrasja e fundit ndodhi dje ndërsa viktima është një 23 vjeçar.

Mëngjesin e të mërkurës së 22 janarit, në lagjen Ortakoll, në Prizren, burrë e grua u gjetën të vrarë në shtëpinë e tyre.

Pranë viktimave ishte gjetur një armë zjarri dhe dy gëzhoja, ndërsa viktimat kishin plagë në kokë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

I dyshuari i vetëm për vrasjen ishte i biri i viktimave A.H., i cili ishtearrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren.

https://kallxo.com/lajm/i-dyshuari-per-vrasjen-e-prinderve-ne-prizren-arrestohet-ne-suedi/

Vetëm pak ditë më vonë të dielën e 26 janarit, dy persona janë vrarë në dy raste të ndara.

Në një incident të ndodhur në lagjen Tusuz, mbet i vrarë një 19 vjeçar nga plagët e marra nga thika në afërsi të zemrës.

Sipas Prokurorisë si pasojë e një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konflikti në mes viktimës dhe të dyshuarit.

“I dyshuari nxjerr thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e godet të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit në afërsi të zemrës”, thuhet në dosjen e Prokurorisë

https://kallxo.com/ligji/dosja-e-prokurorise-19-vjecari-nga-prizreni-u-godit-me-thike-ne-afersi-te-zemres-nga-fqinji-i-tij/

Një i dyshuar u arrestuar, tek i cili u gjet një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, tehu i së cilës është 9 cm, dhe i njëjti u dërgua në paraburgim në pritje të procedurave gjyqësore

https://kallxo.com/ligji/vrasja-e-19-vjecarit-nga-fqinji-i-tij-i-dyshuar-gjykata-merr-kete-vendim/

Të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes, një person ka mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmë në fshatin Maqitevë të Suharekës.

I dyshuari S.A., është arrestuar ndërsa i i njëjti kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

https://kallxo.com/lajm/vrasje-ne-suhareke-arrestohet-nje-i-dyshuar/

Tri të shtëna u dëgjuan me datë 29 janar, por këto nuk ishin të shtëna të një arme të zakonshme.

Garda e Policisë së Kosovës me 29 janar i dha lamtumirën e fundit kolegut që ra në krye të detyrës, Sami Thaqi.

https://kallxo.com/lajm/garda-nderon-policin-e-vrare-sami-thaqi/

Mbrëmjen e 28 janarit, Polici Sami Thaqi bashkë me kolegët e tij të njësitit të anti drogës ishin nisur për në fshatin Zhur në një bastisje që duhej të ishte e zakonshme, por që doli të jetë bastisja e fundit për Policin Sami Thaqi.

Një shpërthim i fortë që u dëgjua në të gjithë Zhurin atë natë, plagosi rëndë dy zyrtarë Policor, ndërsa në krye të detyrës mbet i vrarë Sami Thaqi.

Zhurma e shpërthimit që u dëgjua në fshatin Zhur, ditët e ardhshme tronditi gjithë Kosovën.

https://kallxo.com/lajm/misteri-i-shperthimit-qe-la-te-vdekur-policin-sami-thaqi/

Iran Badalli, pronar i shtëpisë ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, ishte i dyshuari kryesor i rastit, i cili rezulton të ketë një të kaluar kriminale me disa vepra penale.

https://kallxo.com/lajm/e-kaluara-kriminale-e-iran-badallit-i-arrestuar-pas-vrasjes-se-policit-sami-thaqi/

Mbi 800 gram eksploziv TNT pretendohet se ishin vendosur në derën e shtëpisë së Badallit ndërsa kur polici Sami Thaqi dhe kolegët e tij po nisnin bastisjen eksplozivi kishte shpërthyer

Krejt çka ka thënë Badallaj në sy të prokurorit është se ai nuk ka gisht në ngjarje dhe ishte larguar nga shtëpia shumë kohë para se policia të shkonte në bastisje dhe të ndodhte shpërthimi.

https://kallxo.com/ligji/ekskluzive-fjalet-e-para-te-iran-badallit-ne-gjykate/

Të njëjtit iu caktua masa e paraburgimit, përderisa vazhdon të jetë në pritje të një hetimi sa të ndjeshëm aq edhe ndërlikuar të rastit nga ana e Prokurorisë.

Dy javë më vonë, Policia kishte arrestuar edhe të dyshuarin Arben Gashi, mik i të dyshuarit Iran Badalli, ndaj të cilit iu caktua gjithashtu masa e paraburgimit.

https://kallxo.com/ligji/vrasje-e-policit-ne-detyre-dosja-e-prokurorise-per-mikun-e-iran-badallit/

I dyshuari Gashi ishte arrestuar, në kufirin e Vërmicës, përderisa i njëjti po vinte nga Shqipëria për në Kosovë, dhe dyshohet se në ditën kritike ka qenë i fundit që ka kontaktuar me të dyshuarin Iran Badalli, dhe pastaj është larguar për në Shqipëri të njëjtën ditë.

Prokuroria e Prizrenit kishte filluar hetimet edhe ndaj dy personave tjerë, e dyshuara me iniciale L.SH, si dhe ndaj një personi tjetër me iniciale Z.SH.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë që të gjithë janë duke u hetuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale që rezultuan me vdekjen e Sami Thaqit dhe të lëndimit e dy kolegëve të tij Artur Mrasori dhe Jetmir Hasanaj.

https://kallxo.com/ligji/prokuroria-heton-edhe-dy-gra-per-vrasjen-e-policit-ne-zhur/

Janari ishte muaj i “ ftohtë “ për Prizrenin, që u trondit nga këto vrasje të rënda.

Ndërsa qetësia u trazua nga ngjarja e ndodhur dje në orët e mesditës, ku nga therja me thikë mbet i vrarë një 23 vjeçar.

Rreth orës 13:30, në rrugën transiti i ri, viktima M.K., ishte duke lëvizur me motoçikletë së bashku me një person tjetër, ndërsa është goditur nga vetura e tipit Golf 3 ngjyrë e bardhë.

Nga vetura kanë dalur dy të dyshuarit, ndërsa kanë goditur viktimën me thikë në gjoks, dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima M.K., nga plagët e marra kishte ndërruar jetë në Spitalint e Prizrenit.

https://kallxo.com/lajm/prizren-vritet-me-thike-nje-23-vjecar/

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit, njëri i lindur më 1994 dhe tjetri 1988 nga lagjja Kurillë e Prizrenit, por ende mbeten të paqarta motivet e vrasjes së rëndë.