Foto: REL/EPA-EFE

Shifrat e të prekurve me coronavirus në Kosovë dhe rajon

Pandemia COVID-19 është përhapur në masë të madhe nëpër botë.

Vetëm sot në gjithë botën janë regjistruar 46,361 persona, ndërsa në total me rastet e reja janë 2,223,122 persona të infektuar me coronavirus.

Në anën tjetër, Kosova deri më sot ka regjistruar 449 persona të infektuar me coronavirus. Nga ky numër të prekurish 79 janë shëruar ndërsa janë regjistruar edhe 12 viktima.

Shqipëria sot ka regjistruar 21 raste të reja me coronavirus. Në total në Shqipëri janë 539 persona të prekur me COVID-19. Sipas statistikave 283 persona janë shëruar ndërsa në total janë 26 viktima.

Serbia sipas statistikave ka në total 5,690 persona të prekur me coronavirus. Në rajon Serbia shënon numrin më të madh me të prekur nga ky virus. Vetëm sot në Serbi janë regjistruar 372 raste. Në Serbi janë regjistruar 110 viktima.

Maqedonia e Veriut ka të regjistruar 1 mijë e 117 persona të regjistruar me coronavirus. Nga statistikat e publikuara në Maqedoni 36 raste janë shënuar sot. Gjithashtu në po këtë shtet në total janë 49 viktima.

Mali i Zi nga vendet në rajon me Kosovën shënon numrin më të vogël me të prekur nga coronavirus.

Gjithsej 303 raste janë të regjistruar me të infektuar me coronavirus, 23 viktima  ndërsa 239 raste i ka ende aktive.

Tre vendet e para që kryesojnë me numër të madh të prekurish me coronavirus janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanja dhe Italia.