Shifra rekorde, për 9 muaj në Kosovë vdiqën mbi 8 mijë qytetarë

Të dhënat e vlerësuara nga ASK, të cilat u publikuan së fundmi tregojnë se numri i vdekjeve në Kosovë për nëntë muajt e sivjetmë, janar-shtator, ka qenë 8,030 qytetarë.

Përgjatë muajve, shifra më të larta të vdekjeve janë shënuar kryesisht ne tre muajt korrik-shtator ku numri i vdekjeve ka kaluar një mijë.

ASK vlerëson në muajin korrik u regjistruan 1,126 vdekje, në muajin gusht 1,306 vdekje ndërsa ne muaji shtator 1,216 vdekje.

Nga muaji i parë i vitit deri në muajin e nëntë i bie se mesatarisht në Kosovë vdiqën 892 persona çdo muaj.

Mbi 9% më shumë vdekje se në nëntëmujorin  e 2019-ës

Edhe në raport me periudhat e njëjta krahasuese me vitet e kaluar janë evidentuara shifra më ta larta vdekjesh.

Në nëntëmujorin e sivjetëm  kemi 9.5 për qind më shumë vdekje në raport me periudhën e njëjtë të viti 2019 apo shprehur në numra 696 raste më shumë.

Në nëntë muajt e vitit 2019, numri i vdekjeve ishte 7,334.

Shifra të vdekjeve në mes të 6,499 deri 6,888 janë evidentuar janë evidentuar në periudhat krahasuese të viteve 2015 deri 2017.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës i bëri të ditura me publikimin e raportit “Buletini Tremujor 2020”.

Ndonëse vdekjet në Kosovë mund të kenë shakatar të ndryshëm, mirëpo kohëve të fundit viktima është duke shkaktuar edhe përhapja e pandemisë së virusit corona COVID-19 edhe në Kosovë. Deri në datën 3 nëntor 2020, siç raporton KALLXO.com  numri i qytetarëve që kanë gjetur vdekjen si pasoj e këtij virusi është 705 qytetar.