Shi i madh, përmbyten rrugët në Tiranë, Lana rrezikon të dalë nga shtrati

Reshjet e shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Tiranës.

Madje lumi i Lanës është tejmbushur duke rrezikuar edhe daljen nga shtrati.

Në mjaft akse rrugore u krijua vështirësi dhe në qarkullimin e mjeteve për shkak të nivelit të ujit, përcjell oranews.

Madje në qytet ky segment është përmbytur tërësisht duke bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Për shkak të erërave në Qytet Studenti janë rrëzuar edhe pemët. Ndërsa në zonën e Astirit një pemë ka rënë mbi automjet.

Janë dashur vetëm pak orë shi që Tirana t’i rikthehet kaosit, ku edhe pse ditë fundjave rrugët u bllokuan./RTV21