Shi e breshër në Fushë Kosovë (VIDEO + FOTO)

Disa rajone të Kosovës, në orët e pasdites së sotme, janë përfshirë nga një breshër i shoqëruar me shi. Ndër to, është edhe komuna e Fushë Kosovës. Lexuesit e KALLXO.com kanë dërguar foto dhe video të cilat tregojnë për reshje të shiut dhe breshër me intensitet mjaft të shtuar e që ka përfshirë këtë lokalitet, konkretisht në fshatin Vragoli të kësaj komune.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës gjithashtu parasheh reshje të shiut edhe për ditët në vijim.