Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Shfrytëzoi dhe keqpërdori materiale me përmbajtje seksuale të fëmijëve, arrestohet i dyshuari në Lipjan

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan, nën dyshimin se “ka shfrytëzuar dhe keqpërdorur materiale me përmbajtje seksuale të fëmijëve”.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë dje, më 05.12.2024, në 11h, pas hetimeve të zhvilluara – lidhur me rastin.

Policia njoftoi se në cilësi të provës materiale është sekuestruar telefoni i të dyshuarit, ndërsa “me vendim të prokurorit” i njëjti është dërguar “në mbajtje”.