Shfaqja ‘Trena’ të hënën jepet premierë në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “Trenat” me tekst të Haqif Mulliqit dhe regji të Zana Durakut jepet të hënën premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Teatri Kombëtar njoftoi shfaqja fillon nga ora 20:00.

Shfaqja “Trenat”  trajton një moment jetësor të qenies njerëzore, ku shkaku i dhunimit dhe përdhunimit, identiteti dhe integritetit personal i kësaj qenie njerëzore shkatërrohet deri na atë masë sa dhe del nga binarët jetësor.

Dy personazhet e dramës, Veni dhe Vini, në pritje të ardhjes në jetë të foshnjës së tyre, tani ndodhen edhe në pritje të trenit për të ikur nga fatkeqësia e pritshme që mund të ju vinte nga çmenduria e pushtuesit.

Por, treni nuk vjen dhe ata vazhdojnë të mbesin, në pritje të atij treni, i cili do t’ua shpinte diku, kudo qoftë, larg qenies së tyre fizike, shpirtin, psikikën, emocionet, ndërgjegjen, gjakun e tyre.

Kjo shfaqje është premiera e nëntë, njëherësh e fundit për këtë vit kalendarik nga Teatri Kombëtar i Kosovës.

Në shfaqje luajnë: Shpëtim Selmani dhe Rozi Kryeziu.