Foto: Facebook/Teatri ‘Adriana’.

Shfaqja “Provo edhe një herë, Sam”, fiton çmimet kryesore në Ferizaj

Shfaqja “Provo edhe një herë, Sam”, me regji të Ilir Bokshit, ka fituar çmimin ‘Shfaqja më e mirë’ e Festivalit të Teatrove në Ferizaj, që u mbyll në orët e vona të ditës së djeshme.

Ndërkaq, çmimin ‘Regjia më e mirë’ e mori Blerta Neziraj për shfaqjen “Kosovo for Dummies”, prodhim i  Teatri i Gjilanit.

Shfaqja, “Provo edhe një herë, Sam”, prodhim i Teatrit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit, ka fituar edhe çmimin ‘Skenografia më e mirë’ të cilën e mori Petrit Bakalli dhe çmimin ‘Roli më i mirë’ – burrë që shkoi për Ernest Malazogun.

Këtë viti Festivali i Teatrove në Ferizaj ka mbajtur dy edicione së bashku, të 50-in dhe të 51-in. Vitin e kaluar për shkak të COVID-it ishte anuluar mbajtja e edicionit të 50-të.

Ky festival organizohet nga Teatri i Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu” (Teatri ‘Adriana’) .

Lista e çmimeve:

“Kostumografia më e mirë”,  Mentor Berisha, “Kosovo for Dummies”, Teatri i Gjilanit.

“Skenografia më e mirë”,  Petrit Bakalli, “Provo edhe një herë, Sam”, Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren.

“Roli më i mirë episodik”, Vlora Dervishi, “Farsë në Varvolth”, Teatri “Hadi Shehu”, Gjakovë.

“Roli më i mirë dytësorë” – grua, Donikë Ahmeti, “Bob Vatson bie nga kati i nëntë por nuk vdes plotësisht”, Teatri “Dodona”, Prishtinë.

“Roli më i mirë dytësorë” – burrë, Tristan Halilaj, “Brinat, Art Image”, Teatri AAB, “Faruk Begolli”.

“Roli më i mirë” – burrë, Ernest Malazogu, “Provo edhe një herë Sam”, Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren.

“Roli më i mirë”- grua, Vjosa Abazi, “Vizita e Zonjës Plakë”, Teatri “Adriana Abdullahu”, Ferizaj.

Çmimi special i jurisë, “Takime në burg”,  Teatri “Avdush Hasani”, Podujevë.

“Regjia më e mirë”, Blertë Neziraj, “Kosovo for Dummies”, Teatri i Gjilanit.

“Shfaqja më e mirë”, “Provo edhe një herë, Sam”, Teatri “Bekim Fehmiu”, Prizren.

Çmimi i jurisë së gazetarëve, Ernest Malazogu.