Shfaqja ‘Pantallonat e Kangusë’ jepet sot premierë në teatrin Dodona

Shfaqje me kukulla “Pantallonat e Kangusë” me tekst të Vesa Qenës dhe regji të Melihate Qenës jepet sot premierë në teatrin “Dodona”

Teatri “Dodona” përmes një njoftimin në Facebook njofton se shfaqja për fëmijë “Pantallonat e Kangusë” jepet të shtunën, më 30 nëntor 2019, në dy termine, në ora 12:00 dhe 13:00.

Shfaqja tregon aventurat dhe të bëmat e Kangusë së vogël në pyllin e ri.

Telashet për Kangunë fillojnë kur vesh pantallona që janë pjesë e identitetit të tij kulturor dhe shokët e ngacmojnë pse ka veshur pantallona e po duket si njeri e jo si kangur. Edhepse edhe Kanguja nuk ri shumë rehat me shokët e tij.

Në shfaqje luajnë: Avdi Azemi, Alketa Sylaj, Faik Gashi, Donikë Ahmeti, Avni Hoti, Roza Berisha Fejzullahu.

Realizimi i kësaj shfaqje për fëmijë është mbështetur edhe nga programi Kultura për Ndryshim që financohet e menaxhohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa implementohet nga Qendra Multimedia, Goethe Institut si dhe nga Komuna e Prishtinës.