"Kontrolla dhe makina e dashurisë". Foto: Teatri i Gjilanit

Shfaqja nga Ferizaj jepet sot në festivalin ‘Talia e Flakës’

Shfaqja e Teatrit “Adriana Abdullahu” të Ferizajt, “Kontrolli dhe makina e dashurisë” shfaqet sot në Gjilan në kuadër të Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe, “Talia e Flakës”.

Shfaqja jepet në ora 18:00 në Teatrin e Gjilanit.

Shfaqja “Kontrolli dhe makina e dashurisë”, sjellë dilema ekzistenciale të vendosura në hapësirë distopike. Kjo dramë edhe pse e vendosur në një ambient dhe atmosferë distopike, mëton të ndërtohet mbi strukturën klasike të dramës në përgjithësi.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Uratë Shabani, Valdrin Osmani, Blin Sylejmani, Dardanë Mehmeti, Gresë Gashi, Sherif Bega, Milot Salihu, Jajush Ramadani, Kushtrim Emërllahu, Leonora Hasani, Kushtrim Ugzmajli.

Festivali “Talia e Flakës” mbahet në kuadër të edicionit të 30-të të manifestimit “Flaka e Janarit”.

Programi i festivalit, ‘Talia e Flakës 2021’