Shfaqja ‘Minotauri’ jepet nesër premierë në Teatrin Kombëtar

Drama “Minotauri” jepet nesër në ora 19:00, premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Kjo dramë  sjell në vëmendje 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, të shkurti të 1989-tës.

Përmes skenave interesante dhe lojës së aktorëve, regjisorja Albana Krasniqi risjell me këtë shfaqje dramën e atyre viteve që përkojnë me greva dhe represionin e autoriteteve serbe ndaj institucioneve kosovare.

Teksti i dramës është shkruar nga Vjollca Dibra, ndërsa dramatizimi nga Ilir Muharremi.

Në shfaqje luajnë: Kosovare Krasniqi, Vjollca Hoti-Selimi, Arben Bajgora, Avdi Gërvalla, Ilir Muharremi, Rion Selmani.