Shfaqja me kukulla ‘Gjergj Elez Alia’ sot premierë në Teatrin ‘Dodona’

Shfaqja me kukulla për fëmijë “Gjer Elez Alia” me regji të Avdi Azemit dhe dramatizim të Hajrije Ibishit shfaqet sot, e shtunë, 21 dhjetor 2019,  premierë në Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Shfaqja “Gjer Elez Alia”,  produksion i SHPK “Lumi” në Dodonë shafqet si shfaqje mysafire, ndërsa do të jepet në dy terminë: në orën 12:00 dhe 13:00.

Shfaqja rrëfen historinë mitike të Gjergj Elez Alia, i cili edhe pse i sëmurë me nëntë plagë në trupë ngritët dhe lufton për mbrojtjen e nderit të motës së vet.

Në shfaqje luajnë: Alketë Sylaj, Valmir Krasniqi, Bashkim Ramadani, Arta Lahu.