“EtnoFest 2024”. Foto: EtnoFest.

Shfaqja “Jermi kujtimesh të lumtura” jepet premierë në ditën e tretë të “EtnoFestit”

Etno- performanca “Jermi kujtimesh të lumtura” nga Fadil Hysaj, jepet sonte, më 12.08.2024, si premierë në kuadër të edicionit të 14-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale, “EtnoFest”, që po mbahet në Kukaj të Prishtinës.

Kjo performancë jepet në ora 20:00, ndërsa luajnë: Sheqerie Buqaj dhe Shpëtim Kastrati.

Në ditën e tretë të këtij festivali është planifikuar të mbahet edhe punëtoria “Laboratori për sistemin e Grotovskit”  me artistin italian Mario Biagini, debati me temën “Trupi, mendja, shpirti”, si dhe ora poetike.

Programi i kësaj dite do të mbyllet me performancën e grupit muzikor “Melodia e vjetër”.