Shfaqja “Hisja e Diellit" transmetohet sot në livestream

Shfaqja “Hisja e Diellit”  shfaqet sot në ora 21:00 në formatin livestream, njofton Teatri Kombëtar i Kosovës.

Komedia është prodhim i Teatrit të Mitrovicës “Muharrem  Qena” me autor Fadil Kraja dhe  regjisor Bruno Shllaku .

Shfaqja i kushtohet heroit kombëtar Isa Boletini, ku autori përshkruan takimin e tij me ambasadorin anglez në Londër,  i cili kërkon të drejtat e shqiptarëve për formimin e shtetit shqiptar dhe vuajtjet e shqiptarëve nga pushtuesit serbosllav.

Bruno Shllaku luan rolin e Isa Boletinit, ndërsa në rolet tjera luajnë: Fisnik Istrefi, Paskalina Shllaku, Artan Hetemi, Fatmir Haliti, Njomza Tmava, Furtuna Barani, Bedri Selmani, Destan Hoti, Artmir Haziraj, Abide Ujkani, Nora Kelmendi, Nexhide Hasani, Mirëlinda Sadiku, Rona Tmava, Rina Tmava.