Shfaqja 'Harroje Hollywood-in’ premierë në Teatrin ‘Dodona’

Teatri i Qytetit të Prishtinës shfaq sot në mbrëmje premierën e shfaqjes “Harroje Hollywood-in”, të Miro Gavran me regji të Faik Gashit.

 Shfaqja “Harroje Holliwood-in’ jepet në ora 19:30, dhe sjellë përpjekjet e vazhdueshme të Mathew për të realizuar ëndrrën e tij për tu  bërë aktor.

Mathew për tu regjistruar në akademi, gjen adresën e profesorit Gabriel dhe e lutë që ta përgatisë për provimin pranues.

Gjatë përgatitjeve në kurs, ëndrra e tij vihet në dilemë të madhe. Edhe pas përgatitjes me një profesionist, nuk pranohet, por kësaj radhe i buzëqeshë fati, arrin ta fitojë audicionin për rol kryesor në një produksion Hollywoodi!

Në shfaqja luajnë: Hazir Haziri dhe Besar Zahiti.

Realizimi i shfaqjes është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Komuna e Prishtinës.