
Shfaqja ‘Erdhi Godoja’ transmetohet sot në Facebook në versionin livestream
Shfaqja ‘Erdhi Godoja” e Teatrit të Gjilanit transmetohet sot në ora 21:00, në faqen e Facebook-ut të këtij teatri, në formatin në formatin online/livestream.
Shfaqja jepet në kuadër të kalendarit të përbashkët online të teatrove kosovare për muajin maj, dhe transmetohet njëkohësisht edhe në Facebook-un e teatrove tjera që janë pjesë e kalendarit.
Edhe gjatë muaji maj teatrot kosovare kanë përpiluar një kalendarë të përbashkët të për shfaqjen e dramave të tyre përmes Facebook-ut, në formatin në formatin online/livestream.
Shfaqjet që do të prezantohen gjatë këtij maji janë shfaqje që janë realizuar më herët dhe ishin pjesë e repertorëve të rregullta të teatrove.
Shfaqja ‘Erdhi Godoja”, tregohet historinë e dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë jetësor, në pritje të shpëtimtarit të tyre.
Regjia e shfaqjes është bërë nga Shkelzen Berisha, ndërsa luajnë: Avni Shkodra, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani dhe Njomëza Kalaveshi.