Pamje nga shfaqja ‘Equal’. Foto: RN.

Shfaqja ‘Equal’ jepet nesër në Tiranë

Shfaqja e vallëzimit bashkëkohor, “Equal” e realizuar nga kompania “Noa Dance Theatre Company” do të jepet nesër në Tiranë.

Shfaqja jepet në ora 20:00 në kudër të festivalit “Cloud Fest”, i cili organizohet nga Bashkia e Tiranës.

Koreografia e shfaqjes është bërë nga Robert Nuha.

“Equal” është shfaqje e dansit bashkëkohorë, e realizuar si rrjedhojë e kërkimeve të koreografisë së bazuar në teknikat më të fundit të dansit bashkëkohorë, të cilat nxjerrin në pah fuqinë dhe rëndësinë e gruas, rëndësinë dhe nevojën e barazisë, përgjegjësinë kolektive ndaj fenomeneve të dëmshme për shoqërinë tonë si dhe shtypjen gjinore si akt i dhunshëm dhe i dëmshëm fizik epsikik.

Përmes imazheve që do të ofrojnë përgjatë kësaj performance, do të pasqyrohen situata që ngrenë pyetje të cilat targetojnë reflektimin e shoqërisë mbi çështjet delikate të barazisë gjinore.

“Equal” është dhënë premierë në shkurt në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Pamje nga shfaqja ‘Equal’. Foto: RN.

Pamje nga shfaqja ‘Equal’. Foto: RN.