Foto: KALLXO.com.

Shfaqet filmi dokumentar për krimet serbe në Kosovë

Shoqata për dëmet e luftës “Ngritja e zërit”, ka prezantuar të enjten filmin dokumentar për krime të luftës “Krimet e pandëshkuara të Serbisë 1981-1999”.

Shfaqja e këtij filmi është bërë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani në Prishtinë, me rastin e Ditës Kombëtare të të Pagjeturve.

Për më se një orë filmin në mënyrë kronologjike prezanton diskriminimin, dhunën e krimet e kryera nga shteti serb ndaj shqiptarëve në Kosovës, në dy dekadat e fundit të shekullit të 20-të.

Duke u mbështetur në dëshmi të mbledhur dhe të dokumentuara nga Shoqata “Ngritja e zërit”, që si qëllim ka ngritjen e padive për dëmet e luftës kundër Serbisë, ky film pasqyron dhunë dhe vrasjet e kryera gjatë dhe pas demonstratave të viti 1981, helmimin e 8 mijë nxënësve të shkollave të mesën në fillimit të viteve të 90-ta, përjetimin e mbi 70 % të punëtorëve shqiptar në administratë publike në Kosovës dhe krimeve kryera gjatë luftës ndaj civilëve.

Drejtori i Shoqatës “Ngritja e zërit”, Jahir Bejta, autori i filmit tha se dokumentari “Krimet e pandëshkuara të Serbisë 1981-1999” dokumenton për dëshmitë për të paditur Serbinë për krimet që ka kryer kundër civilëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Por, Bejta tha paditë që janë dorëzuar nga shoqata “Ngritja e zërit” nuk janë pranuar të trajtohen nga gjykatat e Kosovës.

“Duke kujtuar viktimat, duke kujtuar e përkrahur të mbijetuarit e duke për përgjegjës kriminelët. Në si shoqatë, që nga viti 2008 kemi hartuar mbi 1000 padi individuale nga 18 komuna të Kosovës kundër Serbisë për kompensim të dëmeve të luftës. Por, këto padi kanë hasur në mure të pakapërcyeshme nga politika e edhe gjykata e Kosovë nuk pranojnë shqyrtimin e këtyre padive”-tha Bejta, gjatë ceremonisë së shfaqjes së filmit.

Bajram Çerkimi, nga Shoqata “Zëri i prindërve”  tha se është iu zhgënjyer me përkujtimin e të pagjeturve, pasi kujtimi për të zhdukuri po zbehet dita-ditës.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se gjatë ceremonisë së shfaqjes së filmit, se çështja e të pagjeturve është çështje e të gjithë shqiptarëve.

Ndërkaq, Muhamet Mustafa ekspertë në ekonomia, tha se shoqëria kosovare, politika, institucionet akademike e ato ligj zbatuese nuk e kanë kryer punë e tyre lidhur me krimet që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99 në Kosovë.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona ende figurojnë të zhdukur me force gjatë luftës.

Foto: KALLXO.com.