Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Shetitej me revole, arrestohet deçanasi

Në një pikë kontrolli  një person është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari po mbante në veturën e tij  një armë gjysmë automatike.

Sipas njoftimit të policisë arrestimi është bërë në fshatin Hulaj të Komunës së Deçanit.

Gjatë kontrollimit të veturës së të dyshuarit është gjetur arma gjysmë automatike dhe e njëjta më pas është konfiskuar nga policia.

I dyshuari është dërguar në stacionin policor, ku pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.