Shëtiste më armë në krah, i sekuestrohet nga policia

Policia e Kosovës ka ndaluar një person për armëmbajtje pa leje në Shushicë të Istogut.

Njësiti policor gjatë vëzhgimit kishte vërejtur një person me armë në kraharor.

“Njësiti policor pas një kohe ka hasur të dyshuarin mashkull kosovar nga i cili kanë sekuestruar një pushkë gjuetie me 4 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, pas intervistimit, në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.