Foto: KALLXO.com

Shërthimi i një gypi, lë pa ujë një pjesë të madhe të Mitrovicës

Shkolla fillore e mesme e ulët “Eqrem Qabej” në Mitrovicë nga dita e mërkurë nuk ka ujë.

Mungesën e ujit brenda objektit shkollor e ka konfirmuar Ismet Ferizi, drejtori i Arsimit në komunën e Mitrovicës.

“Nuk është puna vetëm te shkolla, por edhe një pjesë e madhe e qytetit. Aty te sheshi ‘Isa Boletini’ ka pëlcit një gyp. Më kanë premtuar se deri në ora 12 do ta rregullojnë”, tha Ferizi.

Remzije Alidemaj, drejtoreshë e shkollës “Eqrem Qabej”, tha se është duke u punuar në sanimin e problemit me ujin.

“Punëtorët janë duke punuar nga Halla e Sporteve, tek gypi kryesor. Sot na kanë thanë se gjithqysh do të rregullohet”, ka thënë Alidemaj.

Dje kompania e rajonale e ujësjellësit në Mitrovicë, ka njoftuar se për shkak të shpërthimit të një gypi, objektet përreth kanë mbetur pa ujë dhe se ekipet e tyre janë në terren.

“Për shkak të shpërthimit të gypit ne sheshin “Isa Boletini” pa ujë ka mbetur Halla e Sporteve dhe banesat afër saj”, thuhet në njoftim.