Shërohet pacienti zero me COVID-19 në Kosovë

Edhe pesë pacientë të identifikuar me COVID-19 janë shëruar, duke e cuar numrin e të shëruarve në gjashtë.

“Pas përsëritjes së dytë të testimit, edhe pesë pacientë konfirmohen zyrtarisht të shëruar nga COVID-19.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë, ka konfirmuar për KALLXO.com se të shëruarit janë: 1 nga Stublla e Vitisë, 2 nga Gjakova, 1 nga Malisheva dhe rasti i parë nga Klina.

Personi i shëruar nga Klina është pacienti zero nga kjo komunë dhe zyrtarisht Klina nuk ka persona pozitiv me COVID-19.

Pesë ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se një person është shëruar nga COVID-19.

Ndryshe sot në Kosovë janë paraqitur edhe katër raste të reja me me COVID-19 dhe numri total i të prekurve është 112.