Shërohet nga COVID-19 një foshnje dymuajshe, pacienti më i ri në Kosovë

Një foshnje dymuajshe është shëruar pasi që ishte confirmuar me coronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Kryetari Latifi dha detaje edhe për të shëruarit e tjerë.

“Po, mund të ju konfirmoj që një foshnje dymuajshe është shëruar. Deri tani kemi gjashtë të shëruar ndërsa jemi duke pritur që edhe të tjerët të ritestohen prapë dhe shpresojmë të dalin negativ, pra të shëruar”, tha Smajli për KALLXO.com.

Foshnja dymuajshe nga Rahoveci është më e reja në moshë e prekur dhe e shëruar nga coronavirus.

Kujtojmë se një foshnje tjetër nga komuna e Kamenicës ka qenë e prekur nga coronavirusi.

IKShP ka njoftuar sot se janë shëruar 19 persona. Numri i personave të shëruar nga coronavirusi i ri në Kosovë është 690.