Foto: Denis Sllovinja / Termocentral , Obiliq , Kek

Shërohen nëntë punëtorë të KEK-ut të prekur me COVID-19

Nëntë puntor të Korporatës Energjetike të Kosovës janë shëruar nga coronavirusi.

Nga fillimi i këtij muaji e deri me sot në KEK ka pasur gjithsej trembëdhjetë  raste që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa katër puntorët e tjer të cilët gjithashtu kishin rezultuar pozitiv janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në vetë izolim, kanë qenë njëqind e katër (104) punëtor, gjashtëdhjetë e katër (64) prej tyre  e kanë përfunduar vetë izolimin prej 14 ditësh dhe  janë ftuar që të rifillojnë punën pasi që nuk kanë simptome të infektimit me virus.”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në vazhdën e masave mbrojtëse dhe në respektim të rekomandimeve nga IKSHPK-ja, Komiteti i sigurisë dhe KE pas analizimit të situatës ka vendosur të rikthej orarin e punës në 12 orë, hap ky që ka shmangur në masë lëvizjen e punëtorëve të cilët udhëtojnë nga të gjitha trevat e Kosovës.