Ilustrim

Shërohen 197 persona nga coronavirusi

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shëruar 197 persona të prekur nga coronavirusi.

Sipas IKShPK-së, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 8,346 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.534”, ka bërë të ditur më tej IKShPK.

Në anën tjetër, sot janë shënuar edhe 169 raste të reja nga këto komuna.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjakovë 21 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime”, thuhet më tej.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 3,534.