CoVid-19 - Të shëruar

Shërohen 159 persona nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 janë shëruar 159 persona.

Ndërsa si raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive.

Rastet pozitive janë sipas komunave: Prishtinë 25 raste, Pejë 13, Gjilan 10, Gjakovë 7, Mitrovicë 7, Vushtrri 6, Ferizaj 5, Drenas 4, Obiliq 4, Podujevë 4, Fushë Kosovë 3, Klinë 3, Rahovec 3, Skenderaj 3, Deçan 2, Malishevë 2, Prizren 2, Viti 2 dhe nga një rast Istog, Kamenicë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Shtime.

Po ashtu, IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.