CoVid-19 - Të shëruar

Shërohen 152 persona nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 152 persona të infektuar me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur IKShPK përmes një njoftimi, duke shtuar se në total numri i personave të shëruar nga coronavirusi në Kosovës është 7, 343.

Kurse, numri i rasteve të reja me COVID-19 është 129 raste dhe 9 viktima.

Në total numri i rasteve me COVID-19 në vendin tonë është 11,545, kurse raste aktive janë 3,792.