Presidenti rus, Vladimir Putin, Foto: Twitter

Shërbimi sekret moldav: Putin po planifikon një ofenzivë të re ruse në lindje të Moldavisë

Udhëheqësi i shërbimit të sigurisë së Moldavisë, Alexandru Musteata, ka paralajmëruar për një rrezik “shumë të lartë” të një ofensive të re ruse në lindje të vendit të tij. Rusia ende synon të sigurojë një korridor tokësor përmes Ukrainës për në rajonin e shkëputur moldav të Transnistrias, ka deklaruar Musteata, duke shtuar se agjencia e tij beson se Moska po i shqyrton disa skenarë për të arritur në Moldavi dhe se është e mundur që një ofensivë të nisë në muajt janar-shkurt ose më vonë në mars-prill.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, ka thënë se beson se lufta e Rusisë në Ukrainë “do të vazhdojë” dhe nuk sheh një perspektivë për bisedime “serioze” të paqes në të ardhmen e afërt. Duke folur me gazetarët gjatë konferencës së tij vjetore të fundvitit në Nju Jork, Guterres tha se “shpreson fuqimisht se paqja mund të arrihet në vitin 2023, duke përmendur “pasojat” për popullin e Ukrainës, shoqërinë ruse dhe ekonominë globale nëse nuk arrihet një marrëveshje. gjetur

Ministrat e BE-së kanë rënë dakord për një plan për t’i vënë një tavan çmimit të gazit, duke i dhënë fund mosmarrëveshjeve disamujore mbi mënyrën e trajtimit të kostos së rritjes së çmimeve të energjisë pasi Rusia i shkurtoi furnizimet me gaz në Evropë.

Qeveria kanadeze i ka bërë të ditura planet për të sekuestruar 26 milionë dollarë asete të sanksionuara nga oligarku rus Roman Abramovich, ku të ardhurat nga konfiskimi do të dizajnohen për rindërtimin në Ukrainë dhe kompensimin e viktimave të pushtimit rus. Ky veprim shënoi rastin e parë të përdorimit të pushteteve të reja nga qeveria kanadeze për ta ndjekur sekuestrimin e aseteve që u përkasin individëve të sanksionuar, thuhet në një deklaratë.

Vladimir Putin ka udhëtuar në Bjellorusi për ta takuar liderin bjellorus, Aleksandër Lukashenko, ndërkohë që frika rritet në Kiev se Moska po e nxit aleatin e saj më të ngushtë që t’i bashkohet një ofensive të re tokësore kundër Ukrainës. Putin i përshkroi bisedimet si “shumë produktive” dhe këmbënguli se Rusia nuk ka interes të “absorbojë” askënd, duke shtuar se “armiqtë” e paspecifikuar donin ta ndalonin integrimin e Rusisë me Bjellorusinë. Lukashenko tha se negociatat bjelloruse-ruse të nivelit të lartë e mbuluan “të gjithë gamën e çështjeve në lidhje me marrëdhëniet bjelloruse-ruse”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zhvilloi bisedime me homologun e tij bjellorus, Sergei Aleinik, në Minsk përpara vizitës së Putinit. Ministrat e jashtëm diskutuan “çështje specifike aktuale, përpjekjet për t’i kundërshtuar sanksionet e paligjshme të Perëndimit, si dhe ndërveprimin në platformat ndërkombëtare”, citoi media shtetërore bjelloruse të ketë thënë ministria e jashtme e Bjellorusisë, si dhe “preku bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, çështjet dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta”./The Guardian