Shërbimi Korrektues planifikon blerjen e 2 mijë pulave

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka hapur tender me vlerë prej 50 mijë euro për furnizim me 2 mijë pule vojse.

Përveç furnizimit me pula, Shërbimi Korrektues ka hapur tender edhe për furnizimin me ushqim, tabak për vezë dhe paketime për transport.

Tenderi është hapur për 2 mijë pula vojse me ngjyrë të kuqe (18 javësh), ushqim të koncentruar në sasi prej 80 mijë kilogram, 500 kutia të kartonit dhe 10 mijë tabak për vendosjen e vezëve.

Vlera e parashikuar për këtë tender është 50 mijë euro.

Data e publikimit të tenderit është sot, më 6 shkurt 2023, ndërsa afati për të aplikuar me ofertë janë deri më 27 shkurt 2023, në orën 14:00.

Këto furnizime do të shkojnë në Qendrën Korrektuese të Dubravës.