Qendra Korrektuese e Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Shërbimi Korrektues me qendër gjysmë të hapur në Lipjan

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka filluar zbatimin e Rregullores së Brendshme për Transferimin e të dënuarve në pavijonin gjysmë të hapur në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Sipas Rregullores, çdo person i dënuar i cili është duke e vuajtur dënimin në Institucionet Korrektuese  dhe është i vendosur në tretmanin e avancuar, mund të transferohet në pavijonin gjysmë të hapur.

“Vendimin për transferimin e personit të dënuar e merr Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues me propozim të Drejtorit të Institucionit Korrektues ose në bazë të kërkesës së personit të dënuar apo të ndonjë anëtari të ngushtë të familjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Sipas Shërbimit Korrektues, në bashkëpunim me partnerët e Drejtësisë penale dhe në përshtatshmëri me ligjet e Kosovës, synohet të risocializohen të dënuarit, duke respektuar të drejtat e tyre si dhe të sigrohet ambient i sigurt për stafin, të dënuarit dhe shoqërinë.