ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Shërbimi Korrektues i Kosovës publikon rezultatet e kandidatëve për zyrtarë korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se janë përzgjedhur 50 kandidatë për pozitën e zyrtarit korrektues nga gjithsej 620 sa kishin aplikuar.

Në njoftim thuhet se komisioni përzgjedhës ka qenë i pavarur dhe profesional duke mos pasur as edhe presionin më të vogël.

ShKK ka bërë të ditur se në afatin prej 30 ditësh kanë pranuar 16 ankesa dhe të gjitha janë refuzuar.

“Komisioni përzgjedhës ka qenë i pavarur dhe profesional, dhe nuk ka pasur as edhe presionin më të vogël gjatë përzgjedhjes. Në këtë procedurë të rekrutimit nga 620 kandidatë janë përzgjedhur 50 zyrtarë korrektues, pas publikimit të listës brenda afatit prej 30 ditësh,  janë pranuar 16 ankesa, Komisioni i Ankesave ka shqyrtuar dhe vendosur në të gjitha rastet,  ankesat janë refuzuar, kandidatët janë udhëzuar që kanë të drejtë ankese në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil”, njofton ShKK.

Kjo është lista e të pranuarve :