Shënohet viktima e parë në Turqi nga coronavirusi

Është shënuar viktima e parë në Turqi nga virusi COVID-19.

Lajmin e ka bërë të dituar Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, njofton Haber Turk.

Bëhet fjalë për një person 89 vjeçar. Në Turqi numri i të prekurve nga coronavirus ka arritur në 98.